Merkatoja e Partizanit të sezonit të ri pritet që të zhvillohet në dy faza, ku e para quhet e mbyllur, pasi ishte në funksion të pjesëmarrjes në Ligën e Europës. Ndërsa, pjesa e dytë e merkatos së “demave” ka të bëjë me plotësimin e grupit për sezonin e ri.

Përforcimet kërkohen në mesfushë, kryesisht një organizator, si dhe në sulm, ku sërish synohet një pikë referuese. Sa i përket sulmit, shkodrani Rubin Hebaj mbetet më i lakuari. “Panorama Sport” e ka lajmëruar prej ditësh tratativën që klubi ka nisur për afrimin e lojtarit të kombëtares Shpresa, i cili para një viti u transferua në Slloveni.

Bisedimet duken në rrugë të mbarë, por për fatin e shkodranit vendos Domzhale që e ka në pronësi. Si fillim të kuqtë synojnë ta huazojnë, me të drejtën e blerjes së kartonit. Edhe lojtari, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, e la të hapur mundësinë që të vishet i kuq.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/partizani-pergatit-nje-goditje-ne-sulm-rubin-hebaj-me-i-perfoluri-per-repartin-e-avancuar/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb