VLORE- Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi tek ‘Uji i Ftohtë’.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit me inicialet G.B., 50 vjeç dhe R.B., 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Fill pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar në spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: