TIRANE – Eva Murati është një nga vajzat më bukuroshe shqiptare, prezantuese e njohur dhe pjesë e ekranit shqiptar prej disa vitesh, por me sa duket kur vjen puna tek pushimet Eva Murati qenka si të gjitha ne.
Ajo tregon se ka diçka që po e shijon pafund sidomos kur është me pushime: bukën me gjalp! Po, ajo mund t’ja lejojë vetes edhe këtë gjë, edhe pse çështjen e kilogramëve ajo e ka të zgjidhur sepse kujdeset shumë për veten.
“Nuk shijon asgjë më shumë në mëngjese pushimesh sesa buka me gjalp në një ballkon me pamje nga deti”, ka shkruar moderatorja në Instagram.
(BalkanWeb)