FIER- Fluksi i automjeteve në verë padyshim që është më i madh drejt zonave të bregdetit. Kështu, edhe përgjatë ditës së sotme është bllokuar tërësisht Unaza e Fierit, në drejtim të qytetit bregdetar të Vlorës.
“BalkanWeb” ka siguruar një video ku shihet se si një krah i rrugës është bllokuar tërësisht, ndërsa automjetet presin në radhë.
Kujtojmë se ky aks ka qenë i ngarkuar përgjatë gjithë sezonit veror, pasi të shumtë janë qytetarët që zgjedhin të kalojnë pushimet drejt jugut.
(ed.me/BalkanWeb)