Në prag të ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit.

Përmes një statusi në Twitter DASH shkruan: “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45.

Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.

Ndeshja Shqipëri-Izrael luhet të premten në orën 20:45.

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: