Egnatia bëhet gati për pjesëmarrjen për edicionin e tretë radhazi në Ligën e Kampioneve, ndërsa tre kundërshtarët e saj në “Final Four” – Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo – do të shkojnë në Ligën e Konferencës.

Shkodranët janë ata me koeficientin më të lartë, ndaj në turin e parë, janë të favorizuar pasi do të jenë në vazon e ekipeve të forta. Me një short të favorshëm, kalimi i turit për ta mund të jetë i thjeshtë. Megjithatë, në vazon e dytë ka edhe skuadra të komplikuara siç janë Velezh Mostar, Liepaja, Stjarnan apo edhe Malisheva.

Sa i përket Dinamos dhe Elbasanit, ata kanë përfunduar në vazon e ekipeve të dobëta që në raundin e parë dhe do të duhet që të shmangin sidomos skuadrat e tjera shqiptare si Ballkani, Shkëndija e Tetovës apo Deçiç, pa harruar këtu edhe lindoret RFS, Astana, Zhalgiris e Pjunik. Një vëmendje e veçantë edhe për tre ekipet gjeorgjiane, që janë të gjitha të vendosura në vazon e parë.

fdsdsgfsdffdssdffdssfd (1)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb