TIRANË- “Do ta mbaj në kontroll situatën që çmimi i vezëve të mos rritet”. Kështu ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në konferencën për shtyp, pas takimit me prodhuesit e vezëve, pas publikimit të lajmit se Shqipëria do të importojë vezë e për pasojë pritet të rritet edhe çmimi i tyre.

Ministri është shprehur se i ka kërkuar tregtarëve të bëjnë transparente çmimet reale të vezëve, ndërsa bëri të ditur se çmimi i vezëve me pakicë është 15 lekë.

“I kërkova rritje të ofertës dhe çmime më të favorshme, i kërkova kostot e prodhimit të vezëve dhe marxhin e fitimit, me qëllim që konsumatorit t’i shkojnë vezë me çmime të favorshme dhe me cilësi të mirë. I kërkova të bëjnë transparente çmimet e shumicës. Ata do fusin në prodhim një kontingjent të ri pulash, këto zoga që do futen në prodhim do rrisin ofertën. Kërkova që çmimet të jenë transparente dhe të favorshme”, tha Panariti.

Ministri shtoi më tej se ka pasur spekulime edhe nga mediat kur shpreheshin se çmimi i vezëve shkoi në 30 lekë.

Ndërsa njëri prej prodhuesve të vezëve, shtoi se, “Shqipëria eksporton që në 2012 Kjo periudhë e shkurtër dhe nuk ka pasur abuzim me çmimin, Nga muaji janar ne kemi kontrata me vendet e BE për të eksportuar sërish”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: