Kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaratat pas vendosjes së emrit të shkrimtarit Lasgush Poradeci mbi avionin e parë shqiptar kanë sjellë edhe reagimin e së bijës.

Marie Poradeci i del në mbrojtje kryeministrit dhe iu jep një mesazh kritikëve të tij, që u quan ‘llapaqenër’ që flasin nga zilia.

“Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë. I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi. Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin. Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot? Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen. Le të pëllcasin Zoti kryeministër”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb