TIRANE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot për temën më të rëndësishme të ditëve të fundit në Kosovë, korrigjimin e kufijve. I pyetur se nëse Kosovës i bashkohet Lugina e Preshevës, çfarë mund të sakrifikohet nga territori kosovar, Thaçi u përgjigj në emisionin “Real Story” se, objektivi i tij është që Lugina të jetë pjesë e Kosovës. Sakaq, ai theksoi se është kundër ndarjes së Kosovës.

“Objektivi im është që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës. Jam kundër ndarjes së Kosovës. Qëndrimi i SHBA-së është shumë i qartë dhe në mbështetje të arritjes së një marrëveshjeje, duke përfshirë dhe korrigjimin e kufijve”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se një marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi është e domosdoshme për rrugën euro-atlantike të Kosovës, por edhe të Serbisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb