TIRANE – Eni Koçi ka lancuar sot këngën e saj të re. “Zemër” është bashkëpunimi me liderin e grupit “NRG Band”, Besnik Qaka. Genc Prelvukaj qëndron prapa këtij projekti, duke qenë se është producent i këngës.
Reperi i njohur ka shkruar edhe tekstin e këngës “Zemër”. Ndërkohë, produksioni i tij, Black Fish Entertainment ka xhiruar videoklipin muzikor.
Në muajin korrik Eni Koçi lancoi një tjetër bashkëpunim, atë me MC Kreshën, “Gabimet” që deri më sot numëron 3.2 milionë shikime në YouTube.
Nga ana tjetër, Besnik Qaka me “NRG Band” kanë bashkëpunuar pikërisht me Genc Prelvukajn në këngën “Dashnia jeme” të publikuar në fund të muajit qershor që është shikuar mbi 7.4 milionë herë në YouTube.
(er.cu/BalkanWeb)