TIRANE- Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar sërish qeverinë Rama ku në qendër të vëmendjes janë koncensionet dhe PPP-të.

Në një video të publikuar në ‘Facebook’ Basha shkruan se koncensionet korruptive kapin shifrat e 2 miliardë e 180 milionë euro.

Sipas Bashës pasojat e koncesioneve korruptive kanë rritur borxhin publik.

“2 miliardë e 180 milionë Euro! Koncesionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë”, shkruan Basha.
(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb