TIRANE – Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon vazhdimisht foto e video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi kanëgtëarja bukuroshe ka pranuar se ka qenë viktimë e bullizmit për shumë vite në shkollë, pasi ishte një vajzë e përkushtuar vetëm ndaj mësimeve. Plot humor, Ronela përshkroi veten adoleshente duke mos harruar vetullat e bashkuara apo flokët si Elton Deda, pasi ishte metalare.
Ashtu moskokëçarëse siç është gjithmonë, pa komplekse dhe me shumë vetëbesim, Ronela ka zbuluar akoma dhe më shumë nga fëmijëria e saj.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto në moshën 15- vjeçare ku duket shumë ndrydhe nga sot.
“Si janë 15-vjeçaret sot… Si kam qenë unë!”, shkruan Ronela në foton e postuar në “Instastory”. Pa make-up, me vetullat e pahequra dhe me uniformën e shkollës, Ronela duket një fëmijë mjaft i ëmbël.
(BalkanWeb)