TIRANE – Pas prezantimit të nismës “Fondi i Edukimit”, që sipas kryeministrit Edi Rama do të krijojë të ardhura nga shpifësit, ka ardhur kontributi i parë.
Njoftimin e bën vetë kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në Tëitter, që shkruan se Fondi i Edukimit është inauguruar nga një shpifje e Partisë Demokratike për Erion Veliaj.
Me ironi, Rama thotë se me 12 paditë e para Antishpifje nga ana e tij opozita do lerë dhe çizmet gjyqeve.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj✌️Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz?Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.Në përpunim nja dy duzina të tjera?Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve?,” shkruan Rama
Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj✌️Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz?Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.Në përpunim nja dy duzina të tjera?Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve?
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2018
e.f/BalkanWeb