KOSOVË- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot ka udhëtuar drejt Stambollit për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse  të aeroportit të ri në Stamboll.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe krye-diplomatë nga vende të ndryshme të botës. Hapja e aeroportit të ri të Stambollit përkon me në Ditën e Republikës së Turqisë.

Ceremonia hapesë e aeroportit pritet të jetë spektakolare kjo edhe për faktin se të pranishme do të jenë figura të rëndësishme nga të gjitha fushat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: