ITALI

Pesë persona janë arrestuar për drogë në Empoli dhe San Miniato. Mediat fqinje raportojnë se 3 nga 5 të arrestuarit janë nga Shqipëria.

Policia italiane vijon aksionin për parandalimin, goditjen dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, operacione këto që kanë përfunduar me prangosjen e disa personave. Shqiptarët posedonin sasi drogash të ndryshme si marijuanë, kokainë, por edhe materiale të tjera të paligjshme, raporton “BalkanWeb”.

Albanese
Albanese

Autoritete nuk kanë dhënë detaje për mediat ne lidhje me identitetin e shqiptarëve, por hetimet ndërkohë vijojnë në goditjen e rasteve të tjera.

Tre shqiptarët e arrestuar por edhe dy  të tjerët shisnin kokainë të një cilësie të  lartë, ndërsa klientët dyshohet se i kishin të zgjedhur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb