Në fillim të këtij viti, Xiaomi njoftoi se do të bashkëpunojë me kompaninë kineze Li-Ning, që merret me prodhimin e këpucëve. Ideja ishte që të krijonin këpucë inteligjente. Gjatë një konference të zhvilluar sot, kompania zbuloi frytet e këtij partneriteti.

Xiaomi prezantoi këpucët inteligjente Li-Ning, të cilat janë krijuar me ndihmën e të dyja kompanive. Ndryshe nga pjesa më e madhe e markave të këpucëve sportive sot, këpucët inteligjente Li-Ning kanë një çmim të arsyeshëm. Ata do të kushtojnë rreth 32 dollarë.

Ata ofrojnë lidhjen Bluetooth dhe kanë çipe të sensorëve të gradës ushtarake. Këpucët janë rezistent ndaj ujit, lagështisë dhe janë dizajnuar për t’u përdorur çdo ditë. Xiaomi pretendon se sensorët e përfshirë tek këpucët do të funksionojnë për më shumë se një vit. Këta këpucë inteligjente do të mund të përdoren për të monitoruar aktivitetin e përdoruesit në palestër, citon krokodili. Ata do të mbledhin dhe analizojnë të dhëna të ndryshme në lidhje me aktivitetin fizik, numri i kalorive të djegura, numri i hapave dhe miljeve që përdoruesi ka ecur, si dhe do të ndihmojnë në reduktimin e peshës. Këpucët do të dalin në treg më 20 korrik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: