SHBA- Presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me lajmin se ekzistojnë disa qendra sekrete të raketave balistike në Koreanë e Veriut. “SHBA-ja janë plotësisht në dijeni të ekzistencës së këtyre qendrave të paraqitura si sekrete”, theksoi të martën Donald Trump.

”Këto informacione janë të pasakta, nuk ka asgjë të re, dhe asgjë nga e gjithë kjo nuk është e pazakontë’’, u shpreh me anë të një postimi në Twitter presidenti amerikan një ditë pas publikimit të këtij studimi nga ”Center for Strategic and International Studies’’ (CSIS), një qendër hulumtimi në Uashington e cila konfirmon të paktën 13 baza të padeklaruara nga Pheniani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb