POGRADEC
Orë ankthi dhe paniku kanë kaluar familjarët e një peshkatari në Pogradec por më në fund erdhi lajmi i mirë nga Maqedonia.
Peshkatari që humbi kontaktet me familjen pasi doli për peshkim në liqenin e Pogradecit është gjetur i gjallë nga autoritetet maqedonase.
Familjarët bënë me dije se ai doli me varkë orët e para të mëngjesit por se humbën kontaktet me të.
Ata denoncuan rastin në polici, ndërkohë mjetet e policise kufitare u vënë në kërkim të personit që rezulton i humbur.
Policia kufitare njoftoi edhe palën maqedonase, pasi dyshonte se varka mund të ishte shtyrë nga dallgët në pjesën tjetër të liqenit të Ohrit dhe pas kërkimeve peshkatari nga Pogradeci u gjet shëndoshë e mirë.
BalkanWeb