Policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme.

Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.

Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb