60% e shqiptarëve kanë dëshirë të braktisnin Shqipërinë. Shifrat tronditëse është publikuar nga “Gallup”, kompani e njohur sondazhesh.  Rezultatet e sondazhit janë publikuar përmes një postimi në Twitter nga Ian Bremmer, Presidenti dhe themeluesi i Grupit Eurasia. Në renditjen e Gallup për numrin e qytetarëve që duan të largohen nga vendi i tyre, Shqipëria renditet në vendin e katërt.

Renditja e sondazhit kryesohet nga vende të Republikës Afrikane si Sierra Leone, në të cilën 71% e njerëzve duan të largohen nga vendi. Vendin e dytë e zë Liberia me 66 % e më pas, Haiti, në të cilin 63% e qytetarëve duan të largohen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb