Tirana do të ndeshet në transfertë me Kukësin në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat janë në luftë për fitoren pasi janë në skajet e ndryshme të tabelës me bardheblutë që duan mbijetesën dhe verilindorët, që synojnë titullin kampion.
Kryeqytetasit i druhen shumë gjykimit në këtë përballje dhe kanë dorëzuar në FSHF kërkesën që arbitër kryesor të jetë me stemën e FIFA-s. Së fundmi kampionati shqiptar ka parë mjaft episode gjykimesh të gabuara, siç ndodhi në Vlorë në javën e shkuar, kur Pollozhanit iu anulua një gol i shkëlqyer pikërisht në sfidën kundër Kukësit.
(BalkanWeb)