TIRANE

Pediatrja Lira Gjika e ftuar në emisionin “A Show” në News 24 duke komentuar rastin e abuzimit të 13-vjeçares në Kavajë u shpreh e indinjuar për mënyrën sesi shumë femra bien preh e dhunës verbale  dhe fizike.

Gjika tha se  ka ardhur koha që në Shqipëri të merren me vetë njeriun dhe jo me ndarjen femër apo mashkull.

“Kjo ngjarje mbase na tund na shkund na bën një elektroshok. Që ne të merremmiseriozisht me edukimin. Ka dhjetëra vajza, edhe në rrugë i molestojnë që i prekin i fyejnë, në autobus. Një nënvlerësim i gruas si pjesë e  një mashkulli. Shiko ka ardhur koha të merremi me njeriun. Ka mundësi ta heqim nga lista atë mashkull, femër ta bëjmë vetëm njerëz”, tha ajo.

Gjika: Unë isha e fushës, dija diçka për fëmijën. Dija të vërtitesha, nuk ishte e lehtë. Nuk ka qenë fare e lehtë.

Krasta: Shiko Lira duhet t’i rikthehemi edhe njëher, më bëri kureshtar mënyra sesi ti vendose që është bërë normale mënyra sesi fajësohet shkolla. Për shkak se edukimi ka marrë këto 30 vjet një goditje shumë të madhe, ne bënim edukatën qytetare dikur.Pyetja është: Çfarë mund t’i kërkosh shkollës sot? Ku ka mendje shkolla të trajtojë çështje aq të brendshme oskure dhe të vështira.

Gjika: Qytetarinë e mëson shkolla në tërë botën dhe në tërë historinë e njerëzimit.Qytetaria e ka zanafillën në shkollë. Je qytetar je fshatar, flet me dialekt. Kjo është e keqja jonë po të lexosh strategjinë kombëtare, edukimi është o sektor  o shërbim. Kjo ngjarje mbase na tund na shkund na bën një elektroshok. Që ne të merremmiseriozisht me edukimin. Ka dhjetëra vajza, edhe në rrugë in molestojnë që i prekin i fyejnë, në autobus. Një nënvlerësim i gruas si pjesë e  një mashkulli. Shiko ka ardhur koha të merremi me njeriun. Ka mundësi ta heqim nga lista atë mashkull, femër ta bëjmë vetëm njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: