Një burrë, i kënaqur me rënien e kursit të këmbimit pas deklaratave të presidentit dhe kryetarit të AKP-së, Recep Tayyip Erdogan, filloi të kërcente nën shoqërimin e daulleve.

Cemal Çakır, polici i pensionuar që jeton në Samsun, shfrytëzoi daullet për t’u tallur me njerëzit që mendonin se do të zhvlerësohet lira turke.

Një qytetar që ka regjistruar momentin, fillimisht mendoi se ‘ka një dasmë’.

“Tingulli i daulleve dhe surleve është vërtet i këndshëm. Nëse nuk do të më vinte turp, do të luaja edhe unë. Urime kujtdo që e ka bërë këtë. Në fillim mendova se kishte dasmë, mendova se do të vinin të merrnin një nuse. Është hera e parë që hasem në një gjë të tillë”, tha ai.

Ndryshe, lira turke gjatë ditës së sotme ka fituar pikë kundrejt dollarit amerikan dhe tani një dollar këmbehet me 12.25 lira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: