TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njollosjes me bojë në fytyrë nga deputeti i PD, Edi Paloka.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se opozita në Shqipëri ka marrë formën e një budallallëku universal dhe sipas tij si program ka bojën e Palothës, duke ironizuar në këtë mënyrë serish të folurën e deputetit.

Reagimi i Ramës në Facebook:

Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës?.

Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit

 

View this post on Instagram

 

Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: