Mijëra protestues janë derdhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar kundër qeverisë dhe për rrëzimin e saj.
Në protestë nuk ka flamuj partiakë por vetëm flamuj kombëtarë dhe qytetarët kanë marshuar nga rrugë të ndryshme të kryeqytetit drejt bulevardit me pankarta e slogane të shumta. Nuk mungon një karikaturë e kryeministrit Edi Rama si presidenti venezuelas Maduro.
Protestuesit janë të pajisur me vuvuzela, ndërsa kanë lëshuar dhe thirrje “Poshtë Rama”, “Rama ik”, etj.
(m.k/BalkanWeb)