ELBASAN
Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari të ndodhur më 13 shkurt 2019.
Specialistët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar hetimore, bazuar në provat shkencore të grumbulluara bënë identifikimin dhe ndalimin me iniciativë të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G.H., ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale H.P., 51 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Kallëzim i rremë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(m.k/BalkanWeb)