Foto e kryedemokratit Lulzim Basha i cili shfaqej nën shoqërinë e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u bë shpejt virale sot në internet, ndërsa u përfol si një udhëtim i përbashkët mes të dyve për në Vjenë.
Por në fakt ndërsa kreu i PD, njoftoi kthimin nga Vjena, djali i ish kryeministrit ka shuar zërat, ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket krah të birit, duke zbuluar kështu edhe qëllimin e udhëtimit të tij drejt Vjenës.
“ Për gjithë “dashamiresit” foto nga “takimi me OSBE në Vjenë”- shkruan me ironi Shkëlzen Berisha bashkëngjitur fotos me të birin.
(BalkanWeb)