Tre ministra britanikë kërkuan sot për një shtyrje të Brexit, planifikuar më 29 mars, nëse asnjë marrëveshje e divorcit me Bashkimin Europian nuk miratohet në kohë nga Parlamenti.

Ministrat e Sipërmarrjes, Greg Clark ajo e Punës, Amber Rudd dhe i Drejtësisë, David Gauke shfaqën hapur kundërshtinë e tyre ndaj skenarit të një largimi nga BE-ja pa marrëveshje, që kryeministrja Theresa May refuzon nga ana e saj ta përjashtojë si alternativë.

‘’Ne shpresojmë që Parlamenti të njohë domosdoshmërinë për t’u larguar nga BE-ja me një marrëveshje më 29 mars’’, shkruajnë ata tek ‘’Daily Mail’’.

Nëse nuk do të ketë asnjë progres gjatë javës së ardhshme, opinioni që do të qarkullojë në Parlament është i qartë. Do të ishte më e drejtë të shtyhej data jonë e largimit sesa të largoheshin në mënyrë të ç’organizuar nga Bashkimi Europian më 29 mars, theksuan ata. /ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb