Një rikthim i mundshëm i Sarës dhe Bardhit në Big Brother VIP po diskutohet prej kohësh. Nuk e dimë nëse ka diçka të vërtetë në gjithë këto lajme që po qarkullojnë dhe sigurisht ndjekësit janë kuriozë të dinë nëse ekziston mundësia.

A do rikthehet në BBV? Sara Gjordeni përgjigjet kështu

Për këtë, Sara është pyetur gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram dhe përgjigjja e saj la të kuptohet se pas gjithë vështirësive që ka kaluar kur ishte pjesë e shtëpisë, ajo nuk do të rikthehet.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Si mendoni ju, pas gjithçkaje që kam kaluar në atë ‘Big’, duhet të rikthehem?” shkroi ajo.

Sara theksoi gjithashtu se ajo ka qenë njeriu më i keqkuptuar në Big Brother dhe shtoi se “s’e di sa më motivon ky keqkuptim për rikthim.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: