Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaroi se protokolli i hartuar për sektorin e turizmit është një material që është përgatitur në bashkëpunim me disa zëra. Sipas tij ky protokoll mund të nxisë që të veprohet me shpejtësi dhe që vendi ynë të dalë i pari në tregun e turizmit.

Po ashtu ministri tha në ‘Real Story’ se ka nga ato kompani që kërkojnë siguri nga qeveria shqiptare për muajt në vijim për shkak të kushteve ku ndodhet vendi, ndërsa shtoi se këto situata nuk mund të parashikohen. Po ashtu, Klosi tha se mes shumë pyetjesh që bëjnë sot shqiptarët janë edhe fakti nëse do të lejohen ceremonitë e dasmave, ku ministri tha se nga qershori edhe mund të lejohen organizime të vogla.

“Atë material, këtë protokoll e kemi përgatitur me unionin turistik shqiptar, me ATË-ën. Ne kemi mundësi, që në e veprojmë me shpejtësi, mund të dalim të parët në treg. Kisha sot në zyrë një kompani, dhe drejtuesja e saj më kërkon zyrtarisht që; a ka mundësi që të më japë garanci shteti shqiptar, pasi më vinë nga Çekia çharter në 2 qershor. Po a ka një zyrtar që ka një lloj përgjegjësi që të thotë se situata do jetë në rregull? Ky protokoll është mundësi e artë për turizmin shqiptar. Është marrë vendimi për shtyrjen e pagesa e kësteve të kredisë për një afat. Çdo ditë dalin momente të reja. A do ketë dasma apo jo? A do bëhet dasma? Këto janë pyetje që shtrohen çdo ditë. Nëse do kemi një lehtësim të masave shtrënguese, mund të kemi aktivitete ceremoniale, në ambientet të hapura, me protokoll. Të gjithë jemi të interesuar. Mund të ketë dasma. Nuk mund ta marr unë këtë vendim.”, tha Klosi.

Balla: E kape një meme sot. “Klosi, mbreti i dasmave”
Klosi: Jo jo s’jam mbret. Se them unë dot këtë
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb