Ambasadori slloven në Tiranë Peter Japelj ka sqaruar zërat që kanë qarkulluar se në fund të 2022-it qytetarët shqiptarë do të duhet të lëvizin me viza për në vendet shenge.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për vizë, por do të jetë një sistem i ngjashëm si ai që aplikon SHBA.

Në një intervistë për ‘Frontline’ në ‘News24’ Japelj tha se bëhet fjalë për një regjistrim online, që lidhet me krimin e organizuar dhe terrorizmin.

PJESË NGA INSTERVISTA
Si ju duket gjuha e ashpër e kryeministrit për vendet e BE, se ato kanë punët e tyre të brendshme, dhe se ndonjëherë e harrojnë Ballkanin Perëndimor, që është nga origjina dhe gjeografikisht në zemër të Europës?

Jam dakord, kur ju shihni një harte, nuk mund të flisni teknikisht për një zgjerim, sepse është në mes. Por konsolidim të Europes. Të behësh anëtar i BE, do të thotë të shtojmë një qilim të ri në union. Dhe uroj që gjatë këtij viti, ne do të kemi ndryshime të mëdha.

A jeni optimist, se deri më 31 dhjetor, në fund të presidencës sllovene, diçka mund te ndryshojë pozitivisht për Shqipërinë?
Nuk dua të bej parashikime. Ajo që mund të them është se ne do të bëjmë çdo përpjekje, për ta çuar procesin para, është në interesin tonë, të BE dhe të vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të nisë ky proces sa më shpejt.

Çfarë do të presim nga samite i vjeshtës ne Lubjanë?
Samiti do të mbahet më 6 tetor. Samitin e shohim si një platformë ku mund të adresohen të gjitha pyetjet për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi në pritje të shohim se si do të zhvillohen gjerat deri atëherë. Do të bëhen përpjekje për të implementuar axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, për komunikimin.

Keni dëgjuar për Mini Shengenin Ballkanik. Si e vlerësoni?
Është një iniciativë e mirë. Është ndihmuese dhe suportuese e procesit integrues. Janë zhvilluar disa marrëveshje mes vendeve, dhe mundte shtohen edhe vende te tjera. Plani ekonomik i hapësirës se përbashkët, por ajo çfarë është më e rëndësishme, është që njerëzit ta ndjejnë këtë diferencë. Siç është roaming. Unë mbaj mend kur kjo ndodhi me unionin, unë isha i lumtur, na ndryshoi jeta. Kështu është edhe lëvizja e kufijve pa kërkesa për dokumente.

Shqipëria nuk është pjesë e vendeve të Unionit, a do të kërkohet vizë për shqiptarët për të lëvizur në vendet shengen nga sistemi ETIAS? Mund të na flisni pak me shumë mbi këtë program, sepse ka pasur spekulime për aplikimin e tij në fund të 2022?
Nuk është një vizë. Është një lloj sistem siç e ka SHBA. Është një regjistrim online, që lidhet me krimin e organizuar dhe terrorizmin. Është një proces që lindi 5 vjet më parë, pas disa sulmeve terroriste. Nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha shtetet. Është një formular online qe duhet te plotësohet, nuk është një vize.

Në fund, z. Ambasador, do të doja të dija më shumë rreth aktiviteteve kulturore që do ketë presidenca juaj?
Fatkeqësisht, jemi paksa te kufizuar nga COVID-19. Megjithatë, ne do të kemi një shfaqje mbi dizajnin slloven, të quajtur e ardhmja e të jetuarit, qe do te jete ne Tirane, pranë Zogu të Zi, është një shfaqje shume e bukur qe tregon traditën Sllovene. Më tej, ne do te kemi ne tetor, por ne varësi dhe nga covid, do te organizojmë një koncert me një kompozitor slloven ne Tiranë. Ka dhe aktivitete lidhur me ujerat, mbase edhe një eveniment për fuqizimin e gruas. Këto do te jene te lidhura edhe me faktin se Sllovenia feston 30 vjetorin e pavarësisë, ndërsa mot ne festojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.

Faleminderit zoti ambasador për këtë interviste tuajën.
Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb