Shefja e ISHP, Albana Fico ka deklaruar se kush rezulton pozitiv me COVID-19, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve nuk lejohet të votojë.

Fico thotë se ISHP ka protokoll, dhe kush është pozitiv nuk del nga shtëpia. Sa i përket kontakteve të të infektuarve me COVID-19, Fico thotë se duhet të interesohet pranë autoriteteve për lëvizshmërinë e personave.

 

‘’ISHP ka bërë përpiluar një protokoll i cili është i miratuar edhe nga MSH. Padiskutim që protokolli do të jetë para zgjedhjeve për të gjitha entitetet. Sa i përket personave që janë pozitivë, nuk do të lejohej, nuk duhet të dalin, për të vetmen arsye se transmetojnë COVID-19.

Të gjithë ne funksionojmë si autoritete. Është tejet i qartë për këto raste. Kush është pozitiv, dhe i karantinuar, ose kontakt, padiskutim pas 14 muajsh qytetarët janë edhe më të qartë. Në raport me lëvizshmërinë e personave’’- tha Fico.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb