Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u pyet nga gazetari Sokol Balla, në emisionin “Real Story”, nëse pati frikë se mos infektohej nga koronavirusi.

Manastirliu tha se e vetmja frikë që pati ishte se nëse infektohej mos ua ngjiste fëmijeve dhe bashkëshortit.

“E vetmja gjë që pata frikë është se nëse do të isha infektuar vetë të mos ua ngjisja fëmijëve apo bashkëshortit, por frika më kaloi, sepse që në momentin e parë i mora shumë seriozisht masat dhe tentova të isha shumë strikte edhe me kolegët. Mendoja se në ato ditë unë nuk mund të sëmuresha, sepse duhet të çonim të gjithë bashkë përpara këtë gjë. Është më mirë të ruhemi sa jemi mirë dhe të vazhdojmë kështu për të çuar drejt rikthimit në normalitet”, u shpreh ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb