Vetëm 3 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe të gjithë po flasin se kush do e marrë fitoren. Beatrix Ramosaj, e cila nuk shkoi në darkën që kishin thirrur me ish banorët për shkak se ishte mërzitur nga një batutë e Ermal Mamaqit.

Ajo udhëtoi disa ditë drejt Dubait me kushërirën e saj Anxhelina ndërsa sot ka bërë një reagim në Instagram. Këngëtarja ka publikuar fotografinë e Donaldit me shkrimin: “Me ty” teksa i tregon ndjekësve numrat në të cilën mund të votojnë për t’i dhënë atij fitoren.

Lidhja mes aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj ka qenë një prej lidhjeve më të komentuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për Shën Valentin, Donaldi i bëri thirrje vëllait të tij që t’i dërgonte lule Beatrix ndërsa në një bisedë me Einxhelin dhe Beniadën tha se do të mërzitej nëse e dashura e tij nuk do të ishte në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb