Bora Zemani dhe Donald Veshaj treguan për herë të parë në përjetimet e tyre gjatë xhirimit të filmit “5 herë jo”.

Të ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas” ata treguan më tepër detaje edhe nga fragmentet e filmit që po transmetohet në kinema.

Personi i cili moderoi intervistën e çiftit ishte Romeo Veshaj, i cili bëri edhe pyetje të sikletshme.

Një ndër to kishte të bënte me skenat e seksit, nëse ato janë pjesë e filmit apo jo. Donaldi nuk la Romeon pa përgjigje:

Romeo Veshaj: Po ato skenat e seksit pse i kishit hequr nga montazhi?

Donald Veshaj: Jo more janë ato në film.

Bora Zemani: I lamë more, si nuk i lamë në film.

Donald Veshaj: Çfarë budallai që je. Ti je budalla. Nuk ka në filmin tonë si këto skena.

Detajet të cilat u treguan në program nuk përfunduan me aq, pasi u zbulua edhe shkaku që e ka detyruar Romeo Veshajn të mos jetë pjesë e kastit të aktorëve.

Romeo Veshaj: Pa më thoni njëherë vëllain pse se morët në film?

Donald Veshaj: Cilin vëlla, Marion? Mario ka qenë në film, e përshëndesim shumë.

Bora Zemani: Edhe vëllai im ka qenë në film.

Donald Veshaj: Është një biznes familjar, ku kemi marrë pjesë të gjithë.

Romeo Veshaj: E kisha për mua more (qesh).

Donald Veshaj: Ti nuk more pjesë vetë, pasi ishe i angazhuar në një projekt tjetër.

Bora Zemani: Romeo zgjodhi një projekt me më shumë lek (qesh).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb