Më 11 tetor Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u kualifikua për herë të parë në fazën finale të Kampionatit Europian. Më në fund Shqipëria, bashkëthemeluese e UEFA –së në 1954 arriti në një finish të tillë. Por gjërat nuk janë ekzaktësisht kështu.

Është mirë të shohim Kampionatet Europiane të viteve 1962 – 1964 të famshëm për katër ngjarje: 1) të fundit që u luajtën me eliminim direkt deri në finale; 2) Luksemburgu eliminoi Hollandën nga 1/8 dhe u eliminua në çerekfinale, në ndeshjen e tretë kundër Danimarkës; 3) ligji i luftës akoma në fuqi, i Greqisë kundër Shqipërisë; dhe 4) mospjesëmarrja e Qipros, Finalandës, Gjermanisë Federale dhe Skocisë.

Banaliteti i vetëm i këtij edicioni ishte fitorja e Spanjës, përderisa diktatori Franko organizoi fazën finale me 4 ndeshje dhe e fitoi.
Spanja, armiku N. 1 i botës në 1945 në pak kohë ishte shndërruar në bastionin antikomunist.

UEFA – që në atë kohë e njohur për “ndjeshmërinë” gjeopolitike – në turin e parë vuri përballë Greqinë dhe Shqipërinë. Grekët, pasi panë se u vunë në lojë nga UEFA, bënë të ditur se më 21 qershor të vitit 1962 nuk do t’i prisnin armiqtë shqiptarë. Dhe në atë kohë ishte Shqipëria që kishte mbyllur kufinjtë! UEFA ia dha fitoren 3 – 0 në tavolinë Shqipërisë dhe po me të njëjtin rezultat i dha fitoren për ndeshjen e kthimit, e parashikuar që të zhvillohej në Tiranë më 31 mars të vitit 1963.
Ky fakt është i dokumentuar në dosje zyrtare të UEFA –s.

Ndërkohë ndodhi që UEFA, nën presionin e mundshëm të grekëve, e hoqi nga faqja e saj fitoren e dyfishtë 3 – 0 në tavolinë në favor të Shqipërisë, duke e transformuar atë në “ndeshje e pezulluar”, duke bërë kështu një gabim të bujshëm.

Nëse shkoni në faqen zyrtare të UEFA –s, të përditësuar më 7 shkurt të vitit 2014 (përpara nisjes së fazës eliminatore të Grupit I ku bën pjesë Shqipëria, do të shihni se bilanci shqiptar në Kampionatet Europiane rezulton me 14 fitore, 20 barazime dhe 51 humbje.
http://ëëë.uefa.com/uefaeuro/season=2016/teams/team=2/profile/

Fitoret (emrat në italisht sipas autorit të shkrimit): I. Grecia-Alb 0-3 (21.6.62, CE62-64 16and), II. Alb-Grecia 3-0 (31.3.63, CE62-64 16rit), III. Alb-Danimarca 1-0 (30.10.63, 8rit), IV. Alb-Turchia 3-0 (14.11.71, CE72-74 Gr8), V. Alb-Islanda 1-0 (26.5.91, CE90-92, Gr1), VI. Alb-Moldavia 3-0 (29.3.95, CE94-96, Gr7), VII. Moldavia-Alb 2-3 (7.6.95, CE 94-96, Gr7), VIII. Alb-Georgia 2-1 (9.10.99, CE 98-00, Gr2), IX. Alb-Russia 3-1 (29.3.03, CE02-04, Gr10), X. Alb-Georgia 3-1 (10.9.03, CE02-04, Gr. 10), XI. Alb-Lussemburgo 2-0 (2.6.07, CE06-08, Gr7), XII. Lussemburgo-Alb 0-3 (6.6.07, CE06-08, Gr7), XIII. Alb-Lussemburgo 1-0 (7.9.10, CE10-12, Gr4), XIV. Alb-Bielorussia 1-0 (26.3.11, CE10-12, Gr4).

14 fitore perfekte! Në vazhdim të kampionatit, në mënyrë interesante, Shqipëria u eliminua nga Danimarka (0 – 4 dhe 1 – 0). Them në mënyrë interesante, pasi fati bëri që Shqipëria, 52 vjet më vonë të hakmerret, duke u kualifikuar dhe duke lënë jashtë danezët.

Me gjithë këto të dhëna, kam ndërtuar për herë të parë klasifikimin e Europianit 1962 – 64, i panjohur më parë në vendin tonë. Jam bazuar mbi rregullën e përbashkët të pranuar ndërkombëtarisht mbi përllogaritjet për turnetë me eliminim direkt.

Në atë kohë fitorja kishte 1 pikë dhe rastet e barazimit me pikë fitoren e vendoste goli në fushë kundërshtare.
Të gjitha rezultatet e partive të Kampionateve Europianë 62 – 64 janë marrë nga «Almanaku i Ilustruar i Futbollit” i vitit 1967.

Përse një klasifikim i tillë nuk është publikuar për më shumë se një gjysmë shekulli? Ndoshta dikush ishte i shqetësuar që të shihte Shqipërinë antisovjetike të renditej mbi 5 vende të tjerë satelitë të Bashkimit Sovjetik, mbi Jugosllavinë dhe vetë Italinë.

Protagonistë të vendit të 9 ku u rendit Shqipëria ishin: Pavllo Bukoviku (17 Nëndori), Mehdi Bushati (Dinamo), Fatbardh Deliallisi (Partizani), Fatmir Frashëri (Partizani), Skënder Halili-Merja (17 Nëndori), Enver Ibërshimi (Labinoti Elbasan), Gëzim Kasmi (17 Nëndori), Sulejman Maliqati (Partizani, portiere), Ali Mema (17 Nëndori), Lin Shllaku (Partizani), Shefqet Topi (Besa Kavajë, portier), Lorenc Vorfi (Dinamo), Panajot Pano (Partizani), Thoma Duro (Dinamo), Andon Zaho (Partizani); trajner Loro Boriçi.
Nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Në edicionin e radhës 1966-1968, më 17 dhjetor të vitit 1967 në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës, Shqipëria, me një lojë të madhe, mori një barazim 0 – 0 me Gjermaninë Federale, finaliste e Uemblit.

SHQIPËRIA: Koço Dinella (Dinamo), Frederik Gjinali (Dinamo), Fredereik Jorgaqi (Labinoti Elbasan), Teodor Vaso (Partizani), Ramazan Rragami (Partizani), Lin Shllaku (Partizani), Panajot Pano (Partizani), Ali Mema (17 Nëndori), Medin Zhega (Dinamo), Josif Kazanxhi (17 Nëndori), Sabah Bizi (Vllaznia Shkodër); trajner Loro Boriçi

GJERMANIA FEDERALE: Horst ëolter (kampion i Gjermanisë 66-7), Bernd Patzke (nënkampion i botës), ëilli Schulz (nënkampion i botës o), ëolfgang ëeber (nënkampion i botës), Horst-Dieter Höttges (nënkampion i botës), ëolfgang Overath (nënkampion i botës), Günter Netzer (kampion i Gjermanisë 69-70), Sigfried Held (nënkampion i botës), Hans Küppers (kampion i Gjermanisë 65-6), Hennes Löhr (kupa e Gjermanisë 67-8), Peter Meyer (kampion i Gjermanisë 69-70); trajner Helmut Schön

ARBITËR: Ferdinand Marschall (abitri më i madh austriak i të gjitha kohërave).

Morali është që, kur nuk ka arbitrim skandaloz, Kombëtarja ecën përpara. Pastaj, nëse shqiptarët do të hiqnin vesin që ta konsiderojnë të mbyllur ndeshjen në minutën e 85, nuk guxoj të imagjinoj se sa pikë mund të kishte arritur. Duke marrë në konsideratë faktin se në 4 ndeshje jashtë fushe nuk ka fituar asnjë gol. Ndoshta mund të jetë një rekord botëror, por më duhet ta verifikoj. Për këtë arsye, Dr. Giovanni De Biasi dhe futbollistë shqiptarë, historia vazhdon: vetëm se duhet përmirësuar vendi i 9. E duam të gjithë!

Një shkrim nga Giovanni Armillotta, shkrimtar italian

(g.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb