Rihanna dhe ASAP Rocky ende nuk janë kurorëzuar ligjërisht, megjithatë, një burim i brendshëm konfirmoi se së shpejti ata do të martohen.

Pasi njerëzit filluan të spekulonin për martesën e tyre pas performancës ‘live’ të reperit në fillim të këtij muaji, një burim i afërt me çiftin zbuloi për Us Weekly se ata nuk janë martuar.

Thashethemet nisën pasi Rocky iu referua Riri-t si “gruaja” e tij, ndërsa i kushtoi një këngë gjatë performancës.

Duke marrë parasysh spekulimet, burimi vuri në dukje se dyshja ende nuk janë martuar ligjërisht, ndërsa la të kuptohet se ata mund t’i shkëmbejnë betimet në një ceremoni private.

“[Ata] në fakt po shijojnë këtë lojë hamendësimi që po ndodh mes fansave dhe madje edhe miqve të tyre të ngushtë,” tha burimi.

Sa u përket planeve të tyre të martesës, burimi tha se ata kanë folur për martesën dhe se të dy mendojnë se do ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre me njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb