Nevina Shtylla mbrëmjen e djeshme bëri një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera i është kërkuar të publikojë një foto nga fëmijëria e saj.

Nevina ua ka plotësuar dëshirën duke publikuar një imazh ku shfaqet pranë një motori, teksa mbi kokë ka një fjongo të kuqe. Por, nuk munguan as pyetjet personale! Ndonëse nuk e zbuloi nëse është apo jo në një lidhje, moderatorja hodhi poshtë disa fjalë që qarkullonin për jetën private të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“A është e vërtetë që je e lidhur me një çun që nga gjimnazi?”, e pyeti një nga ndjekësit, teksa Nevina iu përgjigj: “Çfarë?! Hera e parë që e dëgjoj. Jo, nuk është e vërtetë”.

Nevina është padyshim një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe sigurisht një nga moderatoret më të dashura të publiku.

Pak javë më parë, teksa ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” të emisionit “E Diell”, ish-missi ka treguar se në fëmijëri është bullizuar. Në një rrëfim të sinqertë, moderatorja bukuroshe pohoi se është bullizuar jo vetëm nga nxënësit e shkollës, por edhe nga disa mësuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb