TIRANË

Gazetari gjerman Peter Tiede që shkroi artikullin tepër kritik në gazetën gjermane “Bild” me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë e gangsterë” ka folur për herë të parë publikisht në një studio televizive.

Tiede, në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në emisionin “A show”, u pyet nëse ka marrë kërcënime për shkrimin. Ai dha përgjigjen e tij.

Adi Krasta: Qeveria shqiptare duket e shqetësuar nga artikulli juaj, a jeni kërcënuar?

Peter Tiede: Nuk është profesioni im që të merrem me politikanët. Unë kam shkruar shumë për vendet e Lindjes. Sigurisht që politikanët nuk janë të kënaqur, kur unë jam kritik. Por ka nga ata politikanë që kanë media në Shqipëri dhe thonë gjëra të tjera, Sa i takon lirisë së medias, Shqipëria ka probleme. Nuk mund të thonë dot që paguhem për artikuj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb