Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin Log. në News 24 u pyet nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është trimëruar nga ndryshimet politike në Amerikë.
Celibashi tha se nuk është se institucioni që drejton ka pasur ndonjëherë frikë. Ai shtoi se gjithsesi SHBA mbetet partner strategjik i Shqipërisë.
Ilirjan Celibashi: Nuk ka lidhje. Nuk është se kemi pasur ndonjë frikë dhe ndryshimet politike në SHBA bënë ndryshime. SHBA gjithsesi ngelen një partner real i Shqipërisë.
Nuk mund të gjykoj dot se cili kryeministër ka bërë zgjedhjet më mirë, sepse qeveria ka përgjegjësi kryesore në procesin zgjedhor, por realisht përgjegjësia kryesore i takon KQZ-së. Zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2013 kanë prodhuar rezultat legjitim.
(Balkanweb)