Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka folur për çështjen se kush do ta drejtojë PS në të ardhmen dhe marrëdhëniet me Saimir Tahirin. Veliaj është shprehur se Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër dhe se fitorja e Partisë Socialiste do të jetë e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. I pyetur nga Blendi Fevziu se si i ka marrëdhëniet me Samir Tahiri ai është shprehur se tani i ka akoma më të mira se sa kur Tahiri ishte në qeveri, kjo sipas tij për shkak se tani punojnë të dy për PS në Tiranë dhe takohen më shpesh.

Veliaj tha se Rama po ashtu do të drejtojë Partinë Socialiste edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit pasi PS do të dali fituese. I pyetur nga Fevziu se nëse pretendon të marr kreun e PS pas Ramës ai është shmangur pyetjes duke thënë se Rama do të vazhdojë të jetë kryetari i PS-së. Një përgjigje “diplomatike” nga Veliaj që lë të hapura të gjitha mundësitë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: