TIRANE– Fill pasi kryeministri Edi Rama publikoi në ‘Facebook’ një video nga projektet transformuese në kopshte dhe shkolla, lumë komentesh nisën në faqen e tij.

Mes shumë pyetjeve dhe vërejtjeve që komentuesit i drejtonin Ramës, mes tyre spikat ai i një qytetari. Ky i fundit e pyet kreun e qeverisë nëse kishte ardhur apo jo ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në Shqipëri. Në këtë linjë ironie, kryeministri Rama ia kthehu përgjigjen ‘flakë për flakë’.

rama komente
KOMENTUESI: Ku humbe or, Sajmja a u kthye se na përvëloi malli
RAMA: Futi kembet ne nje legen me uje te ftohte qe te te iki pervelimi dhe te ftillohesh kur ben pyetje?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: