Rihanna thuhet se ende nuk është gati për t’u martuar me partnerin A$AP Rocky, i cili, nga ana tjetër, është i dëshpëruar të lidhë kurorë me këngëtaren.

Edhe pse së fundmi solli në jetë fëmijën e dytë me reperin, Rihanna duket se po i shmanget zyrtarizimit të lidhjes së tyre.

Një burim i brendshëm i tha National Enquirer se reperi po i lutet RiRit të pranojë të martohet dhe i ka thënë se do të nënshkruante çdo lloj marrëveshjeje paramartesore për hir të saj. Megjithatë, Rihanna nuk është aspak e bindur.

“Rocky ka kërkuar që Rihanna të pranojë të martohet prej të paktën dy vjetësh dhe ai është i lumtur të nënshkruajë çdo gjë që ajo dëshiron si një shfaqje besimi. Por tani për tani, Rihanna është ende duke u siguruar”, shtoi burimi, përpara se të vinte në dukje se ndërsa Rihanna është një miliardere, reperi ka një vlerë neto prej 20 milionë dollarësh.

Dyshja, të cilët janë në lidhje që nga viti 2020, ndezën thashethemet për martesë pasi Rocky iu referua Rihannës si “gruaja” e tij gjatë një koncerti në Kanë, Francë, në qershor. Pas koncertit, një burim i brendshëm tha për Us Weekly se Rihanna dhe Rocky nuk ishin të martuar ligjërisht, megjithatë, ata kanë plane për të shkëmbyer betimet së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: