Abissnet Superiore luajti këtë fundjavë aktin e 29-të. Kastrioti mundi 1-0 Kukësin, ndërsa Tirana vazhdon e qetë drejt titullit kampion, teksa këtë herë triumfoi 0-3 me Egnatian. Barazim pa gola mes Partizanit dhe Skënderbeut, Teuta-Vllaznia përfundoi 1-1, ndërsa Laçi mori 3 pikë ndaj Dinamos (2-1).

 

Të ftuar të ndryshëm në emisionin Sport News Plus në News 24 dhanë mendimin e tyre për gjithçka çka po ndodh në jetën futbollistike në vendin tonë.

 

Prezent në studio ishte Kapiteni i Tiranës, Erion Hoxhallari, i mirënjohuri Ardi Mema, trajnerët Gugash Magani dhe Saimir Patushi.

 

Tirana- Tirana ka ndryshuar nga vitet e tjera. Po t’i referohemi kampionatit, Kukësi ka patur më shumë topin në zotërim. Tirana e ka rregulluar tani. Për pjesën e finalizimit, Tirana tashmë është mirë. Xhixha dhe Seferi janë lojtarë që bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar.

Egnatia – Unë e kam drejtuar Egnatian deri në fillimin e dhjetorit. U thoja drejtuesve se si vit i parë është mirë të shohim nga mbijetesa, ndërsa kërkohej Europa dhe flitej. Më vjen mirë që sot janë me këmbë në tokë dhe pranojnë realitetin. Pedro Augusto ka karakter pak fëminor, nuk ishte larguar nga shtëpia. Ka pasur probleme” –  u shpreh Magani.

 

-Ndërsa, Hoxhallari tha: “Nuk diskutojmë për vendin e parë. Nuk diskutojmë për vendin e parë, por për çunat që po shënojnë. Ne mendojmë sesi t’i nxjerrim Xhixhën dhe Seferin golashënues. Njëri nga të dy do dali.Premio? Besoj se në fund fare do ketë premio.E ardhmja? Unë jam në fund të kontratës dhe në fund do ulem me Presidentin dhe Drejtorin. Të shikojmë. Nëse ka një ofertë, do largohem dhe unë”.

 

-Ardi Mema theksoi: “Fitoret e Tiranës i bëjnë mirë kampionatit, parvjet u aludua për Tiranën me Bylisin. Mund t’iu japë hapësira lojtarëve të rinj, sepse e ka luksin.  Atë që ka arritur Skënderbeu është shumë e vështirë ta arrijë Tirana, por i ka mundësitë, të paktën të shkojë deri në turin e dytë ose të tretë. Në atë grup që ka Tirana, gjysma janë nga Korça, që nga Shehi, Osmani, Vangjeli, etj.Në qoftë se do të marrin pjesën në Kupat e Europës, nuk duhet të largojnë, Xhixhën, Seferin, Hoxhallarin. Ato janë pasuria e klubit. Të mbaronin Kupat e Europës, pastaj të shikojnë çfarë do të bëjnë me futbollistët”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb