Java e 33-të e Abissnet Superiores ka dhuruar një kryesues të ri, por edhe një situatë shumë të pazakontë pasi të katër skuadrat e fundit të tabelës së renditjes. Kryesuesi i ri është Elbasani, i cili bëri rokadën me Vllazninë, siç ka ndodhur edhe më parë gjatë këtij sezoni, pasi mundi në ndeshjen direkte kuqeblutë. Ndërkohë, fitorja e Flamurtarit ndaj Dinamos plotësoi “rebelimin” e skuadrave të fundit të cilat në bllok, gjetën të katërta fitore ndaj ekipeve që gjendeshin sipër tyre në klasifikim.
Në këtë situatë, në fund ka ndryshuar pak gjë, me përjashtim të përfshirjes tashmë edhe të Teutës në luftën për mbijetesë pasi nuk ka më një distancë shumë të madhe sigurie nga ekipet që ka pas.

