Zara Phythian, e njohur për rolin e saj në filmin “Doctor Strange” apo “Tribal”, po përballet me disa akuza të rënda për përdhunimin e një vajze të mitur, 13-vjeçare midis viteve 2005-2008.

Aktorja është nën akuza së bashku me bashkëshortin e saj, Victor Marke, pasi sipas të miturës ata kanë abuzuar së bashku me të në përpjekje për të rikrijuar disa skena pornografike.

Vajza e abuzuar tashmë është 20 vjeç dhe ka treguar për herë të parë historinë e tmerrshme të abuzimit, që sipas saj iu bë nga çifti i bashkëshortëve. Ajo ka treguar se ata e joshën duke e ftuar në shtëpinë e tyre, ku më pas e lidhën dhe e përdhunuan, teksa të gjithë skenën e filmuan.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim rreth akuzave nga aktorja apo bashkëshorti i saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb