KORÇË

Moti i ftohtë i shoqëruar me erëra dhe dëborë ka bërë që në shumë zona të vendit të shtohen problemet në rrugë, por edhe në furnizim me energji elektrike.

Duke u nisur nga gjendja e vështirë dhe kushtet aspak favorizuese, Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës ka njoftuar se nesër do të ndërpresë në të gjithë institucionet procesin mësimor, ndërsa pritet tjetër njoftim për vijimësinë në varësi të kushteve atmosferike.

“Drejtoria Arsimore Rajonale Korce, nisur nga situata tejet e renduar nga rreshjet e bores,  te cilat e bejne te pamundur zhvillimin normal te procesit mesimor,  vendos nderprerjen e tij per neser dt. 10.01.2018. Per ecurine do njoftojme serisht.Ne te gjitha istitucionet arsimore te DAR Korce”, thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb