TIRANE- Këngëtari Adrian Gaxha duket përherë në siklet kur pyetet për lidhjen e tij më moderatoren, Luana Vjollca.

I ftuar në “Expres Rozë”, këngëtari ngë Maqedonia ka thënë se ndarja me Luanën erdhi si e çdo çifti tjetër, ndërsa shton se çdo lidhje e ka një fillim dhe një fund. Pyetjes se cili ishte shkaku i vërtetë apo fajtori, ai përgjigjet: “Nuk e di. Është pak temë e vjetër edhe vetë i kam harrur tani, si çdo lidhje e ka fillimin, mundet më pas edhe fundin. Lidhja ime e vjetër e ka marrë fund. Thjesht si çdo çift, si çdo njeri”,- ka thënë ai, duke shtuar: “Gjithçka mundet, krejt varet prej vetë njeriut. S’ka diçka që s’mundet. Kilometrat janë vetëm kilometra, asgjë nuk ndryshon. Dy veta mundet të jenë afër njëri-tjetrit dy centim largësi, por nëse nuk e kanë drejtimin e ngjashëm, ajo lidhje asnjëherë nuk funksionon”,- ka thënë Gaxha.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb