Adrien Rabiot thuhet se e ka refuzuar ofertën e fundit për rinovim të kontratës me Paris Saint-Germain.

Mesfushori do të jetë një lojtar i lirë më 1 korrik 2019, por kampionët francezë po kërkojnë ta mbajnë në klub me një marrëveshje të gjatë. Sipas Paris United, lojtari ka hedhur poshtë një propozim të tretë javën e kaluar.

Rabiotit i është ofruar pagë në vlerë 7.2 milionë euro për sezonin, plus bonuset.

Milan,  Juve  dhe Barcelona kanë qenë të lidhur me Rabiotin, i cili mund të largohet edhe në janar nëse PSG vendos të përfitojë duke e nxjerrë në shitje francezin pasi në verë mesfushori mund të largohet me parametra zero.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb