TIRANE

Në ditën e të dashuruarve më 14 shkurt, modelja Adrola Dushi dhe rokeri Eugent Bushpepa u prezantuan si çift i dashuruar brenda 4 minutave të klipit të ri të artistit, me titull “Stay ëith me tonight”.

Por kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën modeles bukuroshe. Mediat kosovare zbulojnë historinë e re të dashurisë së modeles me Albin Gashin, ish-kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosja, në Kuvendin e Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Madje bukuroshja shqiptare për dashurinë ka lënë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të nisur bashkëjetesën në Prishtinë me të dashurin e ri, një brun simpatik i komentuar jo pak vitin e kaluar në politikën e Kosovës.

“Magazina.al” shkruante se Adrola 27-vjeçare ka nisur një lidhje me Gashin, ishkandidatin 31 vjeç për deputet në Kuvendin e Kosovës. Sipas së njëjtës media, Adrola dhe Albini janë fotografuar së bashku në Prishtinë dhe janë parë shpesh në publik duke u prezantuar te miqtë si partnerë të vërtetë, që e kanë marrë shumë seriozisht këtë lidhje mes tyre.

Burime të afërta pranë çiftit kanë treguar për “Magazina.al” se për lidhjen e tyre janë në dijeni dhe të afërmit, ndërkohë që janë duke bërë plane për një fejesë të afërt.

Kujtojmë se Adrola Dushi ishte e martuar me djalin e një biznesmeni, me të cilin ka një djalë, Troin, ndërsa Albin Gashi nuk është komentuar ndonjëherë për ndonjë lidhje VIP. Flitet se ata janë njohur në SHBA, ku Albini ka ndjekur studimet e larta, ndërsa Adrola u vendos bashkë me djalin për të ndjekur ëndrrën e saj si modele.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb